Kurti: Zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë lidhet me synimet hegjemoniste ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ngritur shqetësimin për zgjerimin e kapaciteteve ushtarake të Serbisë, duke e lidhur atë me synimet hegjemoniste ndaj Kosovës.

Në Konferencën e nëntë të Ambasadorëve të Kosovës, Kurti tha se forcimi i ushtrisë serbe nuk duhet të shihet vetëm si proces i modernizimit ushtarak, por si pjesë e një strategjie më të gjerë politike dhe diplomatike.

“Zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk është thjesht një përpjekje për të modernizuar ushtrinë e saj, po një strategji më e gjerë politike dhe diplomatike që lidhet drejtpërdrejt me synimet hegjemoniste karshi rajonit tonë, e veçanti Kosovës. Retorika e vazhdueshme e liderëve të saj dëshmon vijimësinë e pretendimeve ekspansioniste të Serbisë në rajon, shoqëruar me thirrje për fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake për arritjen e këtij qëllimi”, tha ai.

Mesazhe me përmbajtje kërcënuese ndaj Kosovës po vazhdojnë të vijnë nga Serbia thuajse çdo ditë. Së fundmi, një grafit me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është vendosur në Peruçac, në zonën e Bajina Bashtës.

Grafiti është shkruar në një mur përgjatë rrugës në drejtim të Mitrovacit në Tarë, me shkronja të mëdha dhe me ngjyrat e flamurit serb. Mediat lokale në Serbi kanë raportuar se mbishkrimi është shfaqur më 9 gusht, e që i bie pikërisht në ditën kur presidenti serb Aleksandër Vuçiq kërcënoi Kosovën me një nga burimet më vitale të ujit për Kosovën, atë të Ujmanit, duke “i ndërruar rrjedhën lumit Ibër”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit