Kurti zbulon emblemat ruse që janë gjetur në veri gjatë bastisjeve të Policisë

Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe njëherë për sulmin që ndodhi në Varagë të Zubin Potokut;

Ai në konferencën për gazetarë ka prezantuar emblemat ruse që janë gjetur gjatë kontrollove të Policisë në veri.

“Pra një numër i madh i emblemave nga Rusia, përveçse municion, armatim dhe uniforma dhe pajisje të tjera të cilat janë gjetur dhe sekuestrua”, tha Kurti para gazetarëve.

“Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë në përgjithësi, me gjithë këto, edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë pasi Kosova mbështetet në vlerat demokratike perëndimore  që na kanë forcuar neve së brendshmi dhe e kanë forcuar partneritetin tonë së jashtmi me aleatët rajonalë, strategjikë, evropian e amerikane. Ky bashkëpunim dhe përkushtim i Kosovës ndaj sigurisë, paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm do të triumfojë ndaj çdo përpjekje për destabilizim”, tha Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit