Kurti: VATRA, zë i fuqishëm për Kosovën në SHBA

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti dje në një takim miqësor Kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, Elmi Berisha.

Gjatë takimit u vlerësua lart roli historik dhe kontributi i Shoqatës VATRA për çështjen shqiptare ndër më shumë se një shekull, sidomos në periudhat kyçe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“VATRA ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e mbajtur gjallë çështjen e Kosovës në momentet më të vështira, dhe duke ndihmuar në ndërgjegjësimin e opinionit publik dhe politikës amerikane për të drejtën tonë për liri dhe pavarësi,” thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kurti shprehu mirënjohje për përkushtimin e vazhdueshëm të shoqatës VATRA dhe theksoi rëndësinë e saj në forcimin e lidhjeve mes diasporës shqiptare dhe institucioneve të Kosovës, si dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit