Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Gjatë vizitës së tij, Kurti do të jetë gjithashtu pjesë e darkës shtetërore të shtruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në margjinat e Forumit të Paqes, kryeministri pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve e institucioneve të ndryshme.


Ai gjithashtu do të takohet me personalitete të njohura nga fusha e arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit