Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje zyrtare për grumbullim dhe festë në qendër të kryeqytetit sonte në orën 23:00, duke pretenduar një tjetër fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, VV ka ftuar simpatizantët që t’i bashkohen kryeministrit Albin Kurti në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Të dashur qytetarë, Shihemi sonte në ora 23.00 në sheshin Skënderbeu bashkë me Kryeministrin Albin Kurti. Krejt për shtet, Shtet për krejt. Ia qitëm pikën edhe një herë!”, thuhet në njoftimin e partisë në pushtet.








