Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kanë takuar Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Enrico Barduani, pas sulmit terrorist që ka ndodhur mbrëmë në kanalin kryesor të Ibër Lepencit në Zubin Potok.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar rreth bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it në garantimin e sigurisë së infrastrukturës kritike dhe sigurisë në vend.
“Kryeministri Kurti falënderoi KFOR-in për gatishmërinë për të asistuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi i mbrëmshëm dhe tejkalimin e situatës. Palët u pajtuan që të mbesin në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm”, shkruhet mes tjerash në njoftim.










