Kurti takon ambasadoren e re suedeze, kërkon mbështetje për anëtarësimin në institucionet euroatlantike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson.

Kurti bëri të ditur se me Pehrson ishte takuar për herë të parë dy dekada më parë në “Balkan Desk” në Stokholm, ndërsa sot u ritakuan në ndërtesën e Qeverisë.

Ai e falënderoi ambasadoren për mbështetjen dhe kontributin që Suedia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj para dhe pas çlirimit e pavarësisë.

Sipas Kurtit, Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj të Kosovës, ndërsa rreth nëntë mijë ushtarë suedezë kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it që nga përfundimi i luftës.


Ai kujtoi se Suedia u bë strehë edhe për shumë familje shqiptare nga Kosova, përfshirë minatorë të Trepçës që u detyruan të largoheshin pas grevës së vitit 1989.

Kurti tha se e ka njoftuar ambasadoren Pehrson për zhvillimet në ekonomi, përparimin në fushën e drejtësisë dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

“Po ashtu kërkova vazhdimin e mbështetjes së Suedisë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në institucionet euroatlantike”, deklaroi Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit