Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas zjarrit në një hotel në Vlorë.
Kurti me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se po monitorojnë gjendjen e qytetarëve nga Kosova përmes komunikimit me autoritetet e Shqipërisë.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë”, deklaroi Kurti.
“Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, përmbyll shkrimin ai.








