spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Kurti pret në takim veprimtarin shqiptaro-amerikan, flasin për reforma dhe siguri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim veprimtarin e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA, Harry Bajraktari.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes, si dhe për progresin që ka shënuar Kosova gjatë viteve të fundit.

Kurti ka theksuar arritjet kyçe në rritjen ekonomike, investimet në fushën e sigurisë dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke riafirmuar përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar me reformat që synojnë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.


Një pjesë e veçantë e bisedës iu është kushtuar rolit të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA dhe kontributit të tij në avancimin e çështjeve me interes për Kosovën.

Kurti ka vlerësuar lart angazhimin e Harry Bajraktarit dhe të komunitetit në përgjithësi në afirmimin e interesave të Kosovës dhe forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit