Kurti pret kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, diskutojnë për “zhvillimet e fundit në të dy vendet”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pritur në takim në zyrën e tij kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.

Për ta pritur kryeparlamentarin shqiptar në Shkup, Kurti e ka shoqëruar me kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiun, dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Në një takim miqësor e të përzemërt, diskutuan bashkë për raportet dypalëshe Kosovë–Maqedoni e Veriut, bashkëpunimin e deritanishëm dhe për zhvillimet e fundit në të dy vendet. U veçuan efektet pozitive të marrëveshjeve ndërshtetërore për qytetarët e dy vendeve, me theks te ato që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, si rasti me dy pikëkalimet e përbashkëta kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, dhe projektet infrastrukturore si ai i rrugës Prizren – Tetovë”, tha Zyra e Kryeministrit në një njoftim për media.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit