Kurti presion drejtësisë për rastin në Skenderaj: Të shohim se çfarë dënimi do të jap për ata që kapin gota e përgjakin zëvendësministra

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencën për media që e pati pas takimit me Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, ka folur për incidentin e djeshëm në Skenderaj.

Ai në mënyrë të tërthorët i ka bërë presion drejtësisë që të jap dënim dhe të reagoj më shpejt.

Kurti refuzoi të flas për dërgimin e Njësisë Speciale në Skenderaj mbrëmë, që shqetësoi qytetarët atje.


“Në Republikën e Kosovës s’mund të ketë asnjë individ, asnjë grup që sfidon suksesshëm shtetin. Shteti është tërësia e ligjeve. Ligji i drejt i Republikës na bën bashkë si shoqëri, se na barazon para tij, e jo si dikur që na ndante në të pambrojtur dhe të paprekshëm. Në lokalin në Skenderaj, ku është rrahur e përgjakur zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Hysni Mehani, njëkohësisht edhe kryetari i qendrës së VV-së atje, njëkohësisht edhe kandidat për deputet, ka kamera dhe ka shumë dëshmitarë. Me që mora vesh dy persona janë arrestuar. Në përshtypjen time, reagimi i Policisë dhe Prokurorisë ka qenë i vonuar. Nuk e di se çka ka ndodhur në orët e pasmesnatës, por e di që reagimi është dashur të jetë shumë më i shpejtë. Ju e dini që aktivistat e VV-së për statuse në Facebook janë dënuar me nga 1 vit e gjysmë burg. Ta shohim tash Prokuroria për ata që marrin gotë dhe përgjakin zëvendësministrat çfarë ndëshkimi do të kërkoj dhe çfarë dënimi do të jap gjyqësori.”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit