Kurti për nderimet ndaj Mlladiqit: Vështirë të flitet për pendesë në një shoqëri që glorifikon kriminelët e luftës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj pritjes me nderime shtetërore që Serbia ia bëri trupit të pajetë të Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte.

Kurti tha se në Serbi ekziston një “paradoks i madh”, duke kritikuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për nderimet ndaj Mlladiqit.

“Trupi i pajetë i kriminelit Ratko Mladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, po pritet me nderime të larta shtetërore nga ish-ministri i Millosheviqit, tash president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, deklaroi Kurti.

Ai e lidhi Vuçiqin me deklaratën e tij të vitit 1995 se për një serb të vrarë do të vriteshin 100 myslimanë boshnjakë, të bërë vetëm pak ditë pas masakrës së Srebrenicës.


Sipas Kurtit, pritja shtetërore për Mlladiqin është një tjetër shembull i glorifikimit në Serbi të personave përgjegjës për krimet më të rënda të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Kur një shoqëri nderon publikisht një të dënuar për gjenocid, është e vështirë të flitet për përballje me të kaluarën, pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime”, theksoi Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit