Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar zyrtarisht Enver Halitin si kandidat për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
“Enver Haliti e njeh Ferizajn si pëllëmbën e dorës”, ka shkruar Kurti në statusin prezantues të kandidatit për Ferizajn.
Më parë ishte përmendur emri i Hekuran Muratit dhe Dimal Bashës, por në fund Enver Haliti do të jetë kandidat.










