Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përkujtoi sot dëshmorët e fshatit Bllacë të Suharekës, që ranë gjatë luftës së Kosovës.

Në një postim, Kurti nënvizoi sakrificën e tetë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga ky fshat, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit.

Ai theksoi se jetët e tyre janë flijime të përjetësuara në kujtesën e popullit dhe historinë e Kosovës.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës – u kujtofshin ndër breza!”, shkroi Kurti.

Kujtojmë se nga rreth 80 luftëtarë të UÇK-së nga Bllaca, tetë ranë dëshmorë në beteja të ndryshme gjatë viteve 1998-1999, duke kontribuar me heroizëm në çlirimin e vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit