Kurti i kënaqur me Policinë: Forcimi i saj në veri ndihmoi në zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar punën e Policisë së Kosovës, duke thënë se falë forcimit të saj, veçanërisht në veri, Kosova është sot më e sigurt.

Në 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Kurti tha se ngritja e mbi 20 stacioneve dhe bazave policore në veri ka pasur rëndësi edhe në zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok.

“Janë ngritur dhe forcuar mbi 20 stacione dhe baza policore në gjithë veriun, aty ku më parë nuk kishte asnjë stacion policor”, tha Kurti.

Sipas tij, ky forcim i pranisë policore në veri ka ndihmuar edhe në zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok.

“Kjo ishte e rëndësishme edhe për zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok”, deklaroi ai.


Kurti tha se Kosova është “më e sigurt se kurrë më parë”, duke ia atribuar këtë, ndër të tjera, fuqizimit të Policisë së Kosovës.

Ai kujtoi edhe policët që kanë humbur jetën në krye të detyrës, duke i cilësuar heronj të vendit.

Ndërkohë, Kurti tha se themelimi i Xhandarmërisë do të jetë një përforcim shtesë për sigurinë e Kosovës, me mandat për sigurinë e vijës ajrore dhe tokësore të vendit.

“Krimi nuk ka vend në Kosovë”, tha Kurti, duke vlerësuar angazhimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit