Kurti i bën ofertën PDK-së: Edhe kundër Bekim Sejdiut votoni, veç ejani në seancë

Kryeministri Albin Kurti ka premtuar publikisht se do ta votojë në lexim të dytë Ligjin për UÇK-në të enjten paradite.


Kurti, tha se zgjidhja për situatën politike mund të gjendet përmes takimeve mes partive, duke kërkuar nga PDK-ja që të angazhohet për pjesëmarrjen e deputetëve në seancë.

Kurti tha se PDK-ja duhet të garantojë pjesëmarrjen e të paktën gjysmës së grupit të saj parlamentar, ndërsa për zgjedhjen e presidentit, sipas tij, deputetët mund të votojnë edhe kundër kandidatit të propozuar nga LVV-ja, Bekim Sejdiu.


“Nëse duan zgjidhje, ajo ekziston dhe duhet të gjendet përmes takimit. Kërkojmë nga PDK-ja të zotohet se mund të na sjellë në seancë gjysmën e grupit parlamentar. Edhe kundër le të votojnë për Bekim Sejdiun”, ka thënë Kurti.

Ai ka garantuar se nëse ndodh kjo deputetët e LVV-së do të marrin pjesë në seancën ku pritet të shqyrtohet Ligji për Dhomat e Specializuara.

“Unë ju garantoj, si kryetar i LVV-së dhe kryeministër, ju garantoj se 62 deputetët do të jenë në seancë për Ligjin për Dhomat e Specializuara”, tha Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit