Haziri, Kurtit pas ofertës që i bëri Hamzës: 21 ditë na ke pasur këtu, këto filozofi e përralla nuk do t’i durojmë

Çlirim Haziri, nga platforma “Jo në emrin tim”, ka reaguar pas ofertës së kryeministrit Albin Kurti drejtuar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, lidhur me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Haziri tha se protestuesit nuk përfaqësojnë partitë politike, por qytetarët që, sipas tij, kanë protestuar tash e 21 ditë për UÇK-në.

“Ne s’jemi PDK-ja, as LDK-ja, as AAK-ja. Ne jemi qytetarë që kemi dalë tash e 21 ditë për UÇK-në. Kërkesa jonë është e qartë: ta votojnë Ligjin për Dhomat e Specializuara”, tha Haziri.


Ai deklaroi se ligji, sipas protestuesve, synon të ndihmojë drejtësinë dhe të parandalojë vendimmarrjen e bazuar jashtë fakteve dhe provave.

“Ky ligj konsiderojmë se e ndihmon drejtësinë dhe nuk e lejon një gjykatë të veprojë dhe të japë vendime duke mos u bazuar në fakte dhe prova, por të japë vendime të diktuara”, u shpreh ai.

Haziri tha se pret që projektligji të votohet gjatë ditës, duke shtuar se protestuesit do të qëndrojnë aty deri në përfundimin e procesit.


“Ky ligj besoj që duhet të votohet dhe besoj që do të votohet sot. Nuk mendoj që kryeministri Kurti me këto lojëra politike i ka me qytetarët”, tha ai.

Sipas Hazirit, koha është e kufizuar edhe për shkak të situatës institucionale në vend.


“Kanë mbetur edhe pak orë dhe ky Kuvend do të shpërbëhet. Nuk do të kemi më as deputetë, as përfaqësues e as Qeveri. UÇK-ja ka nevojë për institucionet e Kosovës”, deklaroi Haziri.

Ai kritikoi edhe argumentin e Kurtit se zgjedhja e presidentit është çështje emergjente.


“Qytetarët nuk kanë më të ecë. Për ne është emergjencë edhe ligji, edhe institucionet e Kosovës. Por, që 21 ditë, urgjenca është diçka që duhet të trajtohet menjëherë, ndërsa emergjenca është diçka që duhet të veprohet edhe më menjëherë. Këto janë dallime filozofike e përralla të Albin Kurtit”, tha Haziri.

“Nëse është urgjencë Ligji për UÇK-në, që 21 ditë Albin Kurti na ka pasur këtu, nuk është dashur të presë kur i vjen emergjenca e tij për president e ta trajtojë çështjen tonë e të UÇK-së me krahasime se çka është urgjencë e emergjencë. Këto filozofi e këto përralla të tij nuk do t’i durojmë dhe nuk do t’i lejojmë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit