Protestuesit janë mbledhur edhe te hyrja e Kuvendit të Kosovës, ku po bëjnë thirrje për miratimin e ligjit për UÇK-në.
Protesta po zhvillohet për të 21-tën ditë, ndërsa në shesh janë vendosur edhe tenda, ku protestuesit kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Nga turma po dëgjohen thirrje drejtuar deputetëve: Votoni ligjin!








