Kurti: Hamza refuzon të takohet me mua, pa takim nuk ka marrëveshje

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk po pranon të takohet me të.

Kurti tha se pas takimit të mbrëmshëm kishin lënë të hapur mundësinë për një takim edhe sot, por sipas tij, Hamza e ka refuzuar.

“Nga takimi i mbrëmshëm, e lamë mundësinë hapur që të takohemi edhe sot, por meqë kryetari i PDK-së, Hamza, s’po do të takohet më me mua, unë po i drejtohem në këtë konferencë”, tha Kurti.


Ai shtoi se pa takim nuk mund të ketë marrëveshje.

“Tash Bedri Hamza na ka kushtëzuar në mënyrë ultimative dhe refuzon të takohemi”, deklaroi Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit