Kurti e nis mbledhjen e Qeverisë me incidentin e Skenderajt: Sulm qyqar, veprimet e tilla s’na trembin, organet ta trajtojnë me urgjencë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me të nisur mbledhjen e sotme tha se Qeveria e Kosovës e dënon sulmin ndaj zëvendësministrit në detyrë të Financave, Hysni Mehani, në Skenderaj.

Lëvizja Vetëvendosje më herët tha se Mehani u sulmua nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Hysni Mehani u sulmua me grushte dhe u godit në kokë me gotë teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistët tjerë. Qeveria e Kosovës e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm që e shpërfaq mendësinë bandideske. Veprimet e tilla nuk na trembin e nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet. U bëjmë thirrje institucioneve dhe organeve të rendit e drejtësisë që me urgjencë të marrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, tha Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit