Kurti e Abdixhiku s’shkojnë në marsh, Limaj: Shkronjat e UÇK-së duhet t’i bashkojnë ata që e ndjejnë vetën shqiptarë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i është bashkuar “Marshit për Liri” i cili po organizohet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.


Ai ka thënë se mungesa e Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut në Marshin për Liri është e pakuptimtë.

“Ajo që po ndodhë në Hagë dhe tri shkronjat e UÇK-së, nuk ka ndarje, i takon çdo shqiptari. Nëse diku nuk duhet të ketë ndarje është ky rast, edhe ata që s’marrin pjesë e dijnë mirë se çka do të thotë vendimi i së mërkurës për shtetin, të ardhmen dhe historinë e Kosovës. Për mu është e pakuptimtë, shkronjat e UÇK-së duhet t’i bashkojnë ata që e ndjejnë vetën shqiptarë dhe krenarë. Kështu që sot do të ishte mirë që të gjithë të ishim bashkë”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit