Kurti: Do të jemi në seancën e nesërme, vazhdojmë bisedimet për Presidentin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka konfirmuar se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar të mbahet nesër.


“Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”, tha Kurti.

Kurti bëri të ditur se krahas pjesëmarrjes në seancë, po vazhdojnë edhe takimet me përfaqësues të subjekteve të tjera politike, me synimin për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit.


Sipas tij, arritja e një marrëveshjeje do të mundësonte shmangien e një procesi të ri zgjedhor, të cilin e konsideroi të panevojshëm dhe të kushtueshëm.

“Vazhdojmë me takime e bisedime në mënyrë që ta zgjedhim Presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet, që janë të paarsyeshme e të kushtueshme”, deklaroi ai.

I pyetur nëse pritet të ketë një tjetër takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se është në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësues të tjerë politikë.


“Jam vazhdimisht në komunikim me të tjerët dhe besoj që duhet t’ua shtroni pyetjet atyre që thonë që do ta bojkotojnë zgjedhjen e Presidentit”, u shpreh Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit