Kurti: Armatimi ilegal me tyta të gjata është për veç për sherr

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas aksioneve të fundit që rezultuan me konfiskimin e një sasie të madhe armësh dhe municioni në veriun e vendit.


Ai tha se aksionet e institucioneve të sigurisë nuk kanë rezultuar vetëm me konfiskimin e armëve nga persona që dyshohet se kanë kryer krime, por edhe me parandalimin e veprave të mundshme kriminale.

“Armatimi ilegal me tyta të gjata nuk është për hajr, por veç për sherr, pra jo vetëm që kemi konfiskuar armatim të atyre që kanë bërë krime, por në të njëjtën kohë kemi konfiskuar edhe armatim duke parandaluar krime në vijim. Prandaj është punë e jashtëzakonshme e Policisë dhe AKI-së”, tha Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit