spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Kur Blushi denonconte Elvis Roshin: Si më kërcënoi kryebashkiaku i Rilindjes!

Ish-kryebashkiaku socialist, Elvis Roshi është një personazh i cili doli nga politika rreth 8 vite më parë, pas ligjit të dekriminalizimit që u propozua nga Partia Demokratike.

Roshi u rikthye në ‘skenën’ politike në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, këtë herë jo krah Ramës, por në krah të Berishës.

Por, çfarë e bëri Roshin të rikthej në politikë krah Berishës dhe kundër Ramës? Me shpjegimin e tij, ai tha se po ndihmonte kushëririn e tij, Elton Rroshi për tu bërë deputet. Ai madje ka marrë pjesë edhe në takimet publike.

SPAK e ka futur sërish në ‘sitë’ Roshin, këtë herë për krime zgjedhore.

Por, risjellim në vëmendje edhe një herë që ish-deputeti i PS, Ben Blushi 8 vite më parë ia tha në sy Ramës që është kërcënuar nga Elvis Roshi.

Sipas Blushit, ky kërcënim është bërë pasi kryeministri Edi Rama po mbron kriminelët dhe e mban pushtetin me ta. Në Kuvend, ish-deputeti socialist i ka bërë pyetje Ramës, duke i thënë që të dalë dhe të thotë se si e ka emrin Rroshi, Ervin apo Elvis.

“Meqë ka ardh sot kryetari i rilindjes, kam një pyetje direkte. Si ka mundësi që kryetari i Bashkisë së Kavajës, si ka mundësi që ka harruar se për çfarë është ndaluar në Gjermani. Tani do lexoj një mesazh që më ka ardhur: O Blush jam Elvis Rroshi. Unë nuk kam bërë asnjë krim, siç thatë ju dhe shumë shpejt do dalë për sqarim të publikut por borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin Kavajës që më mbështet…, etj etj ka disa sharje që po ia kursej publikut pasi e neveris. Kam një pyetje për ty Rama: Ky e ka emrin Elvis apo Ervin? Kush është ky që më çon mesazh sepse ti thua që e ka emrin Ervin ai thotë Elvis. Ky e ka numrin 0696007770. Kush është ky Elvisi apo Ervini sepse ti shkon në fushatë dhe thua sa mirë që e ka ndërruar emrin ky Elvisi. Pati një problem si të gjithë emigrantët dhe ndërroi emrin. Shkon Ervini në KQZ, si shkon si Ervin apo si Elvis dhe pyetja që kam për ty është: Pse po ia nxin faqen këtij vendi? Ku e ke këtë aftësi për të grumbulluar kaq shumë të paaftë?

Roshi më çoi mesazh duke më sharë e kërcënuar. Qëniet si Roshi janë të neveritshme. Rama po e mban pushtetin me kriminelë. Ke ngritur llumin në piedestal. Pse po i’a nxin faqen vendit. Si e ka emrin Roshi, Ervin apo Elvis?. Në të gjithë vendin ke vendosur njerëz me precedent penal, po terrorizojnë qytetet. Me këta njerëz që kur shkojnë në KQZ thonë: Jam dënuar, s’jam dënuar”, thuhej në denoncimin e Blushit në Kuvend 8 vite më parë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit