Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka reaguar pas shpërthimit në kanalet e Ibër Lepencit.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se kjo është në vazhdën e konfliktit në veriun e Kosovës, duke shtuar “veriun e çliruar nga Kurti, veriun ku nuk është më Radojiçiq”.
“Sulmi në kanalet e Ibër Lepencit është në vazhdën e konfliktit që ekziston në veriun e Kosovës, veriun e çliruar nga z. Kurti, veriun ku nuk është më Radojçiqi.
Por, siç e kemi thënë vazhdimisht, marrëveshja e papërfunduar që mban pezull Kosovën i konvenon dyshes Kurti-Vuçiq. Konflikti dhe kriza favorizojnë pushtetin autoritar dhe rritjen elektorale.” – ka shkruar Kuçi.










