Situata është tensionuar para Kuvendit të Kosovës, ku po vazhdon protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në pritje të votimit të ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në mesin e zhvillimeve të tensionuara është parë Besnik Bislimi nga Vetëvendosje.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, Bislimi është kapur nga protestuesit dhe është tërhequr zvarrë gjatë përplasjes.
Situata para Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit po kërkojnë që deputetët të votojnë ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara.








