Bashkëpunimi muzikor mes Ledri Vulajt dhe Xhensila Myrtezajt u shoqërua me aludime se këngëtarët kishin nisur një histori mes tyre. Në shkrimin e datës 1 prill, të këtij viti, ‘Pamfleti’ shkroi se dyshja ishin parë shpesh bashkë në Kosovë dhe shumë pranë njëri-tjetrit, krejt ndryshe nga të qënurit kolegë.
Por çifti i mohoi zërat dhe shumë e komentuan lidhjen e tyre si një formë reklame për hitin që po nxirrnin. Mirëpo, ku ka zë nuk është pa gjë!
🔊
Ditën e djeshme është përhapur me shpejtësi lajmi se Ledri dhe Xhensila po përjetojnë një romancë mes tyre.
Fotot ku dy këngëtarët shfaqen në momente të afërta dhe shumë intime bënë xhiron e rrjetit dhe kjo vihet re nga tatuazhi i Xhensilës, edhe pse është përpjekur ta mbulojë fytyrën me erashkë.
Në një ambient të qetë, larg syve të publikut dyshja është parë duke kaluar kohë së bashku, me një kimi që “bërtet fort”.








