Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se duhet të ekzistojë një vijë të cilën askush s’duhet të kalojë.


Ai ka thënë se kjo vijë është shteti, ligjet dhe rendi kushtetues që e ruajnë demokracinë dhe ndajnë pushtetet.

Hamza ka thënë se kur shkelet kjo vijë nuk është detyrë që të heshtet, por duhet vepruar për të mbrojtur Republikën.


Ai tutje ka thënë se PDK deri më sot ka vepruar me përgjegjësi, duke menduar se vendit i duhen institucione, por thotë se ky durim institucional s’duhet ngatërruar me pranim të paligjshmërisë.

Hamza ka paralajmëurar ndryshim të kursit të PDK’së.

“Prandaj, nga sot, Partia Demokratike e Kosovës do ta rimendojë mënyrën e veprimit të saj. Ne kemi bërë gjithçka që proceset politike të ecin përpara. Kemi shkuar në takime, jemi takuar dhe kemi komunikuar. Kemi kërkuar institucione. Kemi kërkuar respektimin e afateve.Kemi kërkuar respektimin e vendimeve të gjykatave.Kemi kërkuar respektimin e Kushtetutës.Por nuk mund të presim pafundësisht që një pushtet ta respektojë shtetin të cilin është betuar ta qeverisë.Prandaj, PDK-ja do të shqyrtojë forma tjera të veprimit politik, institucional dhe juridik për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë dhe për ta kthyer Kosovën në binarët e ligjshmërisë”, ka thënë Hamza.


“Nga sot fillon një fazë tjetër. Një fazë në të cilën Partia Demokratike e Kosovës nuk do të mjaftohet vetëm duke kërkuar që ligjshmëria të respektohet. Do të veprojmë. Me përgjegjësi.Me vendosmëri.Me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale që na i jep rendi kushtetues i Republikës së Kosovës.Ne kemi kërkuar që ligjshmëria të respektohet.Nga sot, do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet”, ka thënë tutje kreu i PDK’së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit