Kthesë e madhe në listën e PDK-së: Berisha del nga “zona e sigurt”, ndryshon renditja

Numërimi i votave në vendvotimet e rregullta po shkon drejt fundit dhe gara mes kandidatëve për deputetë në listat e subjekteve politike po bëhet me e ashpër.

Garë e ngushtë për ulëse në Kuvend po zhvillohet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ku renditja e deputetëve brenda zonës së projektuar të mandateve po ndryshon vazhdimisht.

Sipas rezultateve preliminare nga vendvotimet e rregullta, PDK projektohet t’i ketë 24 ulëse në Kuvendin e ri. Por, pas votimit të votave me postë, partia projektohet të bie në 23, apo në rastin më të keq, në 22 mandate.

Nëse Lëvizja Vetëvendosje fiton mbi 60% të votave me postë, atëherë PDK projektohet të sigurojë 23 mandate.

Garë e ashpër po zhvillohet për mandatin e fundit të projektuar të PDK-së në kuvendin e ri, për të cilin në lojë janë kandidatët: Hajdar Beqa, Adriatik Berisha, Xhavit Haliti e Rrustem Mustafa.

Për dallim nga numërimi i deri djeshëm kur doktori Adriatik Berisha renditej i 21-ti më i votuar i listës, renditja ka ndryshuar të enjten pas numërimit të mijëra votave të tjera. Berisha është parakaluar në renditje nga Hajdar Beqa, i cili numëron 79 vota më shumë.

Beqa ka siguruar 15,851 vota, ndërsa Berisha numëron 15,772 sosh.

Në garë është edhe Xhavit Haliti, ish-deputeti i disa legjislaturave, i cili aktualisht ka 15,702 vota.

Në rast se PDK-ja, sipas projektimeve, fiton 23 ulëse në Kuvendin e ri atëherë ulëset 22 dhe 23 u takojnë deputeteve gra sipas kuotës gjinore që përcakton se së paku 30% e deputetëve duhet të jenë gra.

Aktualisht, këto dy mandate të fundit të deputeteve gra u takojnë kandidateve Kosovare Murseli dhe Eliza Hoxha. Në garë për këtë mandat është edhe Arian Musliu-Shoshi, e cila numëron rreth 300 vota më pak sesa Hoxha.

Nëse Lëvizja Vetëvendosje fiton mbi 70% të votave me postë, atëherë PDK projektohet të bie në 22 mandate. Ky zhvillim do ta rrëzonte Hajdar Beqën, aktualisht të renditur i 21-ti, për të zëvendësuar atë me dy deputetet gra pas tij, për shkak të kuotës gjinore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit