Arbëreshë Kryeziu, deputete e VV, i ka reaguar Artan Behramit, deputet i PDK, i cili e akuzoi VV për bashkëpunim me Listën Serbe.
Kryeziu ka shkruar se Behrami “na shet broçkulla”.
Postimi i plotë:
- Lista serbe është krijuar nga dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, drejtuar nga PDK.
- Më 2014, të varuar totalisht nga Lista serbe, PDK e LDK nënshkruajnë marrëveshje me Listën serbe, vetëm në gjuhën serbe.
- Pika e parë e marrëveshjes është zotimi se do të themelojnë Zajednicën brenda 6 muajsh.
E sot del Behrami na shet broçkulla. Lista serbe është derivat i juaji dhe varësinë nga ajo e patët shndërru në kancer për Kosovën. Por, kjo epokë ka marrë fund.








