Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë sot homazhe në nderim të dëshmorit të UÇK-së, Abedin Ferizi, në 27-vjetorin e rënies së tij.
Në fshatin Pasomë, pranë varrit të dëshmorit, Idrizi ishte i shoqëruar nga përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të Ferizit.
“Dëshmori Abedin Ferizi, pjesëtar i Zonës së Shalës, Brigada 141, do të kujtohet përherë për sakrificën dhe atdhedashurinë e tij të pashoq për lirinë e vendit tonë,” tha Idrizi gjatë homazheve.
Ai shtoi se kujtimi dhe lavdia e dëshmorëve do të mbeten përjetësisht në themelet e lirisë së Kosovës.









