Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut Radojeviq i mbuloi tabelat, policia hoqi pëlhurën

Pasi autoritetet e Kosovës vendosën tabela me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e Veriut, kryetari i komunës, Millan Radojeviq, i mbuloi tabelat me një pëlhurë të bardhë, duke deklaruar se vendimi për emërtimin e rrugëve është i paligjshëm.

Menjëherë më pas në vendngjarje mbërritën pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga të cilët njëri e hoqi pëlhurën.


Ndryshimi i emrave të mëparshëm të rrugëve në Mitrovicë ishte miratuar më herët nga udhëheqja e komunës, në krye me kryetarin shqiptar Erden Atiq.


Këtë vendim më pas e shfuqizoi në janar të këtij viti udhëheqja e re, në krye me Millan Radojeviq nga Lista Serbe.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit