Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se të martën ka zhvilluar një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një postim të bërë në ‘Facebook’, Hargreaves ka theksuar se gjatë bisedës, të dyja palët janë pajtuar se ngërçi politik i vazhdueshëm do të ketë pasoja të rënda për Kosovën dhe popullin e saj.
“E urova presidenten Osmani në përpjekjet e saj për të dalë nga kriza në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe ia përmenda përgjegjësinë e të gjitha partive politike që të vendosin shtetin para interesave partiake dhe të gjejnë zgjidhje”, ka shkruar ambasadori Hargreaves.






