Krimet Ekonomike të Policisë zbarkojnë në disa qytete të Kosovës – këto janë veprat për të cilat po ndiqen mbi 40 persona

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga shumë prokurorë janë duke realizuar një aksion të gjerë në gjithë vendin.

Lajmin e ka konfirmuara edhe Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prizrenit, i cili tha se është duke e udhëhequr aksionin në Prishtinë.

“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona”, tha Kryeziu.

Gazeta merr vesh se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Ende nuk dihen më shumë detaje për aksionin, por Gazeta do të ju mbaj të informuar me rastin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit