Kreshniku zbulon kuptimin e emrit të djalit

Dy ditë më parë, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji, u bekuan me ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan – një emër që ka ngjallur menjëherë kuriozitet dhe vëmendje në rrjet.

Sot, Kreshniku ka ndarë për herë të parë kuptimin e këtij emri të rrallë, duke e kthyer në një moment plot emocione dhe simbolikë.

“Daskan – emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor,” ka shkruar ai.

Për prindërit e rinj, Daskan nuk është thjesht një emër, por një krenari, një trashëgimi gjaku, një kujtesë historike që lidhet ngushtë me identitetin dhe origjinën shqiptare. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit