Krasniqi: Sa jetë duhet të humben që të rregullohen semaforët te udhëkryqi për Begaj?


Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në udhëkryqin për Begaj në Vushtrri, ku humbi jetën i riu Drilon Meniqi.

Përmes një postimi publik, Krasniqi tha se ka ngritur disa herë shqetësimin për semaforët jashtë funksionit në këtë udhëkryq, duke e cilësuar situatën si një dështim të institucioneve për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

“Për të disatën herë kam ngritur shqetësimin për semaforët jashtë funksionit në këtë udhëkryq. Fatkeqësisht, mbrëmë në këtë vend humbi jetën një djalë i ri. Sa jetë duhet të humben që institucionet të veprojnë? Kjo nuk është më vetëm neglizhencë, por dështim! Dështim për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, ka shkruar ajo, duke përmendur edhe ministrin në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha.

Në fund të reagimit, Krasniqi ka shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

“Ngushëllime familjes Meniqi. U prehtë në paqe, Drilon Meniqi”, ka përfunduar ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit