Krasniqi: Humbja në Drenas na la shije të hidhur

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi në një konferencë për media se, sipas tij, asnjë parti politike nuk arriti objektivat e plota në këto zgjedhje.

Duke komentuar rezultatin në Drenas, ai tha se humbja atje “na la një shije të hidhur”.

“Asnjëra parti politike, e as ne PDK nuk i arritëm objektivat e plota në këtë garë. Natyrisht na la shije të hidhur humbja në Drenas. Ishte përsëritje e situatës së para 4 viteve, kur elektorati ynë u nda në dy taborre. Por, kësaj here kundërkandidati i PDK-së e mor i besimi ne qytetarëve”.

“Kryetarit të zgjedhur ia uroj fitoren dhe shpresoj se do të punojë në të mirn e qytetarëve. Më vjen keq që edhe në këtë garë lokale, qytetarët e Drenasit u vendosën në pozitë të vështirë nga konfuzioni i fushatës së kandidatëve, por besoj shumë që lojaliteti dhe mbështetja e përhershme për PDK-në në zgjedhjet nacionale do të vazhdojë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit