Kosovarja kryefjalë e ‘Love is Blind’, gjen burrë dhe e takon me familjen

Rrugëtimi i Bardhës në Love Is Blind UK është kthyer në një nga historitë më të komentuara të këtij sezoni.

Pas emocioneve që i dha publikut gjatë “pods”, Bardha gjeti fatin e saj në krahët e Jed-it, një libanez që duket se po e përqafon kulturën shqiptare me gjithë shpirt.

Jo vetëm që romanca e tyre ka ndezur fansat, por në rrjete sociale po qarkullojnë edhe pamje e thashetheme se Bardha e ka marrë përsipër ta mësojë partnerin e saj recetën e pitës – një traditë tipike shqiptare që tashmë po bëhet simbol i dashurisë së tyre. Për shumë shqiptarë kjo është një arsye më shumë për ta ndjerë Bardhën si “vajzën tonë” që po i jep sharmin e vet kulturës në një reality global.

Por nuk mungon as drama. Në trailerin e fundit, që premton shpërthime emocionale, Bardha dëgjohet teksa pranon se ka pasur një debat me Jed-in, duke shtuar: “Tash për tash ndihet vërtetë e pakëndshme.” Ky çast ka ndezur diskutimet mes fansave, të cilët pyesin nëse marrëdhënia e tyre do të rezistojë deri në altar.

Finalja e madhe e sezonit 2 pritet më 27 gusht dhe mediat britanike premtojnë edhe më shumë lot, zemërthyerje dhe tension. Por një gjë është e sigurt: Bardha tashmë ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe po e bën namin, duke u kthyer në një nga figurat më të dashura e më të ndjekura të këtij edicioni.

@lololand35 Jed and Bardha #loveisblindnetflix ♬ original sound – S

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit