Kosova zgjohet me borë, Aliu: Ky fenomen ndodh kur vera është shumë e nxehtë

Të enjten Kosova u zbardh nga reshjet e para të borës.

Meteorologu Besim Aliu, tha se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  nuk kishte regjistruar paraprakisht se do të kishte reshje bore, megjithëse sipas tij, këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë.

“Duke shikuar statistikat e Institutit Hidrometeorologjik, rreth reshjeve të borës këtë fillim tetori instituti nuk ka pasur shënime, pra nuk i kemi pasur të regjistruara. Por këto fenomene ndodhin kur vera është shumë e nxehtë”, tha Aliu.

“Mbrëmë, temperatura më e ulët është cilësuar 0 gradë Celsius, dhe këto kanë krijuar të kemi reshje bore në viset e ulëta në shumë vende të Kosovës, për shkak se bora kërkon vetëm të ketë kushte”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit