Tragjedi në Hajvali, 67-vjeçari paralajmëroi se do t’i jepte fund jetës – ndërroi jetë në QKUK

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Hajvali të Prishtinës, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi është gjetur me plagë të rënda në kokë. Pak para ngjarjes, ai dyshohet se kishte telefonuar punëdhënësin e tij dhe e kishte paralajmëruar për qëllimin që t’i jepte fund jetës.

Sipas informacioneve viktima është Tefik Gërbeshi 67 vjeçar, ndërsa ngjarja është raportuar më 8 nëntor, rreth orës 23:20, në rrugën “Rexhep Bajrami” në Hajvali.

Njësitë policore, pas pranimit të informacionit, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku e kanë gjetur 67-vjeçarin me plagë të rënda në kokë, ndërsa pranë tij ndodhej një pushkë gjuetie.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ekipi i emergjencës, i cili ka konstatuar se burri ende kishte shenja jete dhe e ka transportuar me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se gjatë hetimeve është intervistuar edhe pronari i lokalit ku kishte punuar viktima. Ai ka deklaruar se 67-vjeçari e kishte telefonuar para ngjarjes dhe i kishte thënë se kishte ndërmend t’i jepte fund jetës.


Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, rreth orës 00:30 të së hënës, stafi mjekësor i QKUK-së ka konfirmuar vdekjen e tij si pasojë e plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet njësitë rajonale të hetimeve dhe krimteknikës, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit