Kombëtarja e Kosovës shijon fitoren e parë në Grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Djelmoshat tanë me lojë e rezultat tronditën Suedinë me shumë yje, duke e mposhtur me rezultat 2:0.
Pas humbjes të premten e kaluar në Basel me rezultat 4:0 nga Zvicra, djelmoshat Dardanë sonte treguan tjetër fytyrë, tjetër lojë, një fitore të madhe dhe duke treguar se humbja e thellë në Basel ishte më shumë një mbrëmje e keqe.
Selektori i Kosovës, Franco Foda me futbollistë sonte bënë krenarë gjithë Kosovën dhe shqiptarinë.










