Kosova synon blerjen e helikopterëve ushtarakë, ekspertët kërkojnë sisteme mbrojtëse

Qeveria ka paralajmëruar një tjetër nismë për blerje armatimi, duke bërë të ditur synimin për t’u pajisur me helikopterë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se kërkesa i është adresuar Departamentit Amerikan të Mbrojtjes përmes programit FMS (Foreign Military Sales), i cili menaxhohet nga vetë Qeveria e SHBA-së.

Mirëpo, përtej deklaratave të pushtetit, njohësit e sigurisë tërheqin vëmendjen se nevojat ushtarake të vendit mbeten shumë më urgjente dhe gjithëpërfshirëse sesa thjesht blerja e mjeteve ajrore. Ekspertët theksojnë se FSK-ja vazhdon të ketë mangësi serioze në sisteme bazike të sigurisë, si mbrojtja kundërajrore apo mjetet kundër blindave.


“Kosova ka nevojë për shumëçka dhe për shumë sisteme të mbrojtjes, jo vetëm helikopterë. Ka nevojë edhe për mbrojtje kundërajrore, për mjete që përdoren në luftën kundër mjeteve të blinduara, për dronë e të tjera”, rikujtoi eksperti i sigurisë Hysen Gecaj, duke vënë në spikatur boshllëqet strukturore që ende duhet të plotësohen.

Nga ana tjetër, eksperti Arben Dashevci vlerësoi se viti 2026 pritet të jetë përcaktues për nënshkrimin e marrëveshjeve për kapacitetet mbrojtëse, megjithëse mbetet për t’u parë se sa shpejt do të konkretizohen këto premtime në teren.


Ndërkohë, midis paralajmërimeve për blerje mjetesh ushtarake, Ministria njoftoi edhe riakreditimin pesëvjeçar të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, një hap ky që synon rritjen e standardeve arsimore brenda ushtrisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit