Kontradiktë në listën e VV-së: Adelina Tërshani përballë imamit Osmani Musliut, Shqipe Selimi kundër Fatos Gecit

Kandidati për Kryeministër nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, ka prezantuar listën me kandidatë për deputetë nga rradhët e koalicionit Vetëvendosje, Guxo, Alternativa, PShDK.

Ai në fjalimin e tij ka pretenduar se lista e tij është krejt ndryshe nga ajo se çka janë mësuar të shohin qytetarët, pasi sipas tij, më parë listat bëheshin, për interesa e spektakël, ndërkohë kjo listë është përmbajtësore.

“Është krejt absurde të kërkosh votën e qytetarve duke bllokuar qeverinë. Ti detyrosh një million qytetarë që të dalin sërish në zgjedhje. Ata dëshirojnë ta lodhin popullin, por populli nuk lodhet. Në historikun tonë ka pasur lista që ngjanin në transaksione intresash, por listat të tilla kanë dështuar gjithmonë. Krejt ndryshe është lista Lëvizja Vetëvendosje, Alternativa, Guxo dhe PShDK. Kjo nuk është një listë spektakli, sespe ne e duam artin…” – tha ndër të tjera ai.

Por kur filloi prezantimi i kandidatëve, ai prezantoi, në të njejtën listë, Osman Musliun, imam nga Drenasi, Adelina Tërshani, njëra nga feministet më të zëshme në Kosovë.

Pastaj, vazhdoi me prezantimin e Fatos Gecit, i cili pak muaj më parë, kërkoi dënim të përjetshëm për ish-krerët e UÇK-së, në një fjalim të tij në Kuvendin e Kosovës, më pas ai prezantoi Shqipe Selimi-Mehmeti, gruan e Rexhep Selimit, i cili mbahet në paraburgim në Hagë.

Kurti, gjithashtu prezantoi Edona Llalloshin si këngëtare, ndërkohë që tha se ka shërbyer si anëtare e komisionit për të Drejta të Njeriut në Komision Parlamentar.

Gjithashtu në fjalim Kurti përmendi të bëmat e liga sipas tij kur partitë opozitare qeverisnin me Kosovën, por ai prezantoi edhe Mimoza Kusari-Lila, si ish-zëvendëskryeministre e zëdhënëse e Qeverisë Thaqi.

Në tubimin e Vetëvendosjes në Gjakovë, çka shënon nisjen e tubimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, nuk u intonua fare hymni i Republikës së Kosovës, vetëm ai i Shqipërisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit