Kontradikta e Milaim Zekës, në polici e pranoi se mori para nga Sheholli, tash thotë se ia ktheu

Gazetari Milaim Zeka kishte deklaruar në polici se kishte marrë 1 mijë euro nga Fatmir Sheholli për publikimin e disa materialeve që pretendohej se lidhen me një aferë korruptive në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Sipas deklaratës së Zekës, të dhënë më 9 tetor 2025, ai fillimisht ishte kontaktuar nga Fatmir Sheholli, i cili i kishte thënë se kishte materiale ekskluzive të siguruara nga organizata gjermane GIZ për një aferë korruptive të ministrit Nenad Rashiq.

Zeka ka deklaruar se më pas ishte takuar me Shehollin në lokalin “Trosha” në lagjen Pejton në Prishtinë, ku kishte marrë një USB me materiale që, sipas Shehollit, përmbanin informacione lidhur me punësime dhe procedura të tenderëve në ministri.

Më vonë, sipas deklaratës së përfshirë në aktakuzë, Zeka dhe Sheholli janë takuar në restoranin “Garden” në Emshir, ku Sheholli i kishte dorëzuar rreth 17 faqe dokumente në gjuhën serbe.

Sipas aktakuzës, Zeka ka pranuar se kishte pasur marrëveshje me Shehollin që materialet të publikoheshin në këmbim të 2 mijë eurove.

“Fillimisht për publikim njëmijë (1,000) euro”, thuhet në aktakuzë, duke iu referuar deklaratës së Zekës, i cili ka treguar se këtë shumë e kishte marrë gjatë takimit në restoranin “Garden”.

1 mijë eurot e tjera, sipas deklaratës së tij, do t’i merrte pas përfundimit të publikimit, por në momentin e dhënies së dëshmisë ai ka thënë se ato ende nuk i kishte marrë.

Mirëpo në një intervistë në televizionin Dukagjini, Zeka ka dalë në kundërshtim me dëshminë në polici. Ka thënë se 1 mijë euro i kishte marrë nga Sheholli për përkthimin e dokumenteve nga gjuha serbe në gjuhën shqipe.

“Gjatë bisedës time me Fatmirin kemi folur dhe i kam thënë se nuk e njoh gjuhën serbe, duhet me i marrë me i përkthyer. Dhe po e them këtu se ato 1 mijë euro të cilat ai m’i ka dhanë janë kanë për përkthime. Unë e kam thënë që në ditën e parë kur më kanë marrë në pyetje policia, por që ty po të tregoj se këto 1 mijë euro ia kam kthy Shehollit. Ia kam kthyer para arrestimit, një personi të afërm të Fatmirit”, ka thënë Zeka.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit