Glauk Konjufca, mandatari i propozuar për kryeministër, ka bërë të ditur listën e ministrave dhe zëvendësministrave në seancën për zgjedhjen e kreut të Qeverisë.
Konjufca propozoi thuajse emrat e njëjtë me ata që kishe propozuar ish-mandatari Albin Kurti.
Ndryshimi i vetëm është Besnik Bislimi në vend të Dimal Bashës si ministër i Infrastrukturës.
Lista:
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
Ministër i Punëve të Jashtme: Albin Kurti
Ministër i Administratës Publike: Lulëzon Jaxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Kulturës: Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministre e Mjedisit: Fitore Pacolli
Ministër i Pylltarisë: Armend Muja
Ministër i Infrastruktures: Besnik Bislimi
Ministre e Energjinë dhe Minierave: Artane Rizvanolli
Ministër i Zhvillimit Rajonal: Shejnur Vejshelli.






