Konfirmohet plagosja e “Plakut” në Prishtinë

Gazeta raportoi pak më parë ekskluzivisht për të shtënat me armë që ndodhën në Prishtinë, ku cak i sulmit dyshohet se ka qenë Harbim Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”.

Raportimin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila bëri të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur”.

“Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit