spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Kolumbia e Meksika së bashku i kanë 330 banda, Kosova 900 sipas Vjosa Osmanit

Dy shtetet më të njohura për kartele kriminale, Kolumbia dhe Meksika, gjithsej bashkë i kanë përreth 330 banda aktive. Megjithatë, në bazë të një shifre që e ka përmendur presidentja Vjosa Osmani në intervistën me prestigjiozen “Politico”, Kosova pretendohet të ketë trefish më shumë – mbi 900 (të çmontuara).

Në bazë të një kërkimi, rezulton që në Meksikë ekzistojnë gjashtë kartele kryesore, më të fuqishmet në vend: Sinaloa, Jalisco New Generation (CJNG), Gulf, Los Zetas, Beltran-Leyva dhe La Familia Michoachana.

Përveç tyre, ekzistojnë mbi 180 grupe të vogla lokale të quajtura “grupos delictivos locales”.

Në anën tjetër, në Kolumbi ekzistojnë dy banda kriminale me ndikim të madh: Ejercito de Liberacion Nacional (ELN) dhe fraksione të FARC-EP.

Në bazë të të dhënave të autoriteteve kolumbiane, rezulton që janë rreth 150 banda lokale.

Pra, bërë bashkë, në dy shtetet ku përmenden më së shumti termat si “kartelë” e “banda” figurojnë aktive 330 banda lokale.

Megjithatë, presidentja e vendit tonë, Vjosa Osmani, duke promovuar luftimin e krimit dhe korrupsionit përgjatë një interviste në Berlin për mediumin prestigjioz ‘Politico’ ka deklaruar se bashkë me Kurtin ka shkatërruar mbi 900 banda kriminale.

“Në këto pesë vite, kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë. Niveli i krimit është në pikën më të ulët historike”, ka deklaruar Osmani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit