Vjosa Osmani, priti delegacionin ndërkombëtar të gjeneralëve dhe oficerëve ushtarakë, në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur një grup të lartë të oficerëve, kolonelëve dhe gjeneralëve nga 16 shtete, si dhe përfaqësues të mbi 30 akademive ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë. Ky takim u realizua në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), që po mbahet për herë të parë në Kosovë.
Ky simpozium sipas Osmanit shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën, duke pasqyruar sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe kontributin e Kosovës në ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes.
Presidentja Osmani theksoi se ky eveniment tregon progresin e Kosovës dhe rolin e saj gjithnjë e më të rëndësishëm në aleancat ndërkombëtare dhe në bashkëpunimin ushtarak me aleatët. Ajo shprehu krenarinë për FSK-në dhe për angazhimin e Kosovës në forcimin e paqes dhe sigurisë globale.
“Krenare me FSK-në! Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!”, theksoi Osmani gjatë këtij takimi.








