Kolona kilometrike në Shëngjin: Mijëra vetura dhe pushues janë ‘bllokuar’ tash e 3-4 orë

Mijëra vetura dhe pushues, kryesisht nga Kosova, por jo vetëm janë përballur me një situatë të rënduar trafiku në Shëngjin, ku prej më shumë se 3 deri në 4 orë janë “bllokuar” në kolona kilometrike.

Pushuesit raportojnë se trafiku është paralizuar pa asnjë lëvizje të dukshme, ndërsa temperaturat e larta dhe mungesa e organizimit kanë përkeqësuar situatën.

“Mijëra vetura dhe pushues janë ‘bllokuar’ tash e 3-4 orë”, tha një pushues nga Kosova, i cili tregoi për Gazetën se ka qenë ora 16:15 kur e ka lënë pjesën e njohur si “Rana e Hedhun” në Shëngjin, dhe tash kur ora është gati 20:00, thotë s’i ka kaluar as “3 kilometra rrugë”.

Dalja masive nga plazhi në orët e pasdites ka shkaktuar trafik të rënduar që nga zona e Ranës së Hedhun e deri te kryqëzimi hyrës i Shëngjinit.

Rrjedhimisht, trafiku i rënduar vijon edhe përgjatë segmentit rrugor Shëngjin-Milot, duke krijuar vonesa dhe bllokime të herëpashershme për drejtuesit e mjeteve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit