Këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha ka habitur publikun teksa ka zbuluar moshën e saj të vërtetë, plot 58 vjeç.
E njohur për pamjen e saj rinore, Mihrije tregoi edhe sekretin që e mban gjithmonë të freskët e plot jetë.
“Unë ha veç shëndetshëm dhe çdo gjë që vendos në fytyrë është bio. Kjo është arsyeja pse ndihem mirë dhe dukem mirë”, tha ajo gjatë bisedës live.
Këngëtarja shtoi se natyraliteti dhe kujdesi i përditshëm janë çelësi dhe sekreti i saj pavarësisht moshës.










